Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë
Krahu i armatosur i Hamasit ka dorëzuar një arkivol që përmban atë që grupi palestinez e quan trupin e një ushtari izraelit, të gjetur në Shejaiya, një lagje në lindje të qytetit të Gazës
Ky zhvillim ndodhi pas një periudhe të gjatë tensioni dhe akuzash për vonesa nga ana e Hamasit në lidhje me kthimin e trupave të ushtarëve izraelitë të vrarë dhe pengjeve të vdekur.
Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA që hyri në fuqi më 10 tetor, Hamasi kishte pranuar të kthente 28 pengje të vdekur brenda 72 orëve.
Sipas ushtrisë izraelite, trupat e këtyre pengjeve, përfshirë ato të ushtarëve izraelitë, do të dërgohen për identifikim në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Ligjore në Tel Aviv. Kryqi i Kuq u përfshi në procesin e dorëzimit dhe transferimit të trupave.
Qeveria izraelite ka kritikuar Hamasin për vonesa të qëllimshme në gjetjen dhe kthimin e trupave të pengjeve të vdekur, një akuzë që ka qenë një çështje e rëndësishme e bisedimeve.
Hamasi ka arsyetuar se gjetja e trupave të ushtarëve dhe të pengjeve është shumë e vështirë për shkak të rrënojave që kanë mbetur pas bombardimeve të vazhdueshme dhe përplasjeve të ashpra ushtarake në Gaza.
Më herët, në kuadër të marrëveshjes, Hamasi kishte liruar pengjet e gjalla izraelite në këmbim të një numri të konsiderueshëm të të burgosurve palestinezë. Kjo shkëmbim pengjesh ishte një prej momenteve kyçe të marrëveshjes që mundësoi një qetësim të përkohshëm të luftës.
Sipas statistikave, deri në 13 tetor, të gjithë pengjet izraelite të gjallë u liruan, ndërsa një pjesë e trupave të palestinezëve, përfshirë 18 ushtarët e vrarë izraelitë, u kthyen.
Top Channel