Ndahet nga jeta Patriarku i familjes më të pasur të Anglisë, jeta e tij mes shkëlqimit dhe akuzave 2024-ta ishte një vit i vështirë për botën: Një raport i fundit i organizatës ndërkombëtare për mbrojtje të fëmijëve, Save the Children tregon se gati 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti gjatë vitit të kaluar, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak, ose shifra më e lartë e regjistruar prej vitit 2005.
Kjo nënkupton se në 2024-tën, një në pesë fëmijë në gjithë botën ka jetuar në një konflikti aktiv.
Po kështu krahasuar me vitin 2023, rezulton të jenë rritur me 30% numri i shkeljeve të mëdha kundër fëmijëve. Më shumë se gjysma e incidenteve kanë ndodhur në katër rajone: në territoret e pushtuara palestineze, në Republikën Demokratike të Kongos, Nigeri dhe Somali.
Në përgjithësi janë regjistruar 61 konflikte nëpër shtete të ndryshme, edhe kjo shifra më e lartë prej vitit 1946. Florian Westphal, shef ekzekutiv i degës së Save the Children në Gjermani, bëri thirrje për veprime politike urgjente.
Në kohën e rritjes së përforcimeve ushtarake në botë, mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë në qendër të politikave të sigurisë, ka thënë ai, duke shtuar se është skandaloze që qeveritë po shpenzojnë më shumë në armë, sesa në mbrojtjen e fëmijëve në zonë konflikti.
Përfundimet e raportit janë rezultat i të dhënave të mbledhur nga Instituti për Kërkime të Paqes, me bazë në Oslo, si dhe raportet e Kombeve të Bashkuara.
Top Channel