Trump fali një manjat kriptomonedhash, por… nuk e ka idenë se kush është ai

03/11/2025 16:43

Vetëm pak ditë më parë, Donald Trump fali Zhangpeg Zhao, një multimilioner kriptomonedhash, një burrë për të cilin presidenti amerikan thotë se… nuk e di se kush është.

Trump u pyet për faljen gjatë një interviste që dha në emisionin “60 Minutes” të CBS News, i cili u transmetua të dielën.

Prezantuesja e emisionit, Nora O’Donnell, e pyeti presidentin pse e fali një burrë që prokurorët qeveritarë kishin thënë se kishte shkaktuar “dëm të konsiderueshëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

“Në rregull, a jeni gati? Nuk e di kush është ai”, u përgjigj Trump. Ai shtoi se nuk kujtonte ta kishte takuar Zhao-n dhe se “nuk kishte idenë se kush ishte ai”. Atij thjesht i ishte thënë se biznesmeni ishte viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga administrata e Joe Biden.

Zhao u deklarua fajtor për lehtësimin e pastrimit të parave në vitin 2023. Ai vuajti katër muaj burg dhe pranoi të jepte dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i Binance, bursës së kriptomonedhave që ai bashkëthemeloi.

Kompanitë e tij kanë punuar me kompani të lidhura me Trump në projekte të monedhave dixhitale.

Falja e presidentit heq kufizimet që e kishin penguar Zhao të angazhohej në aktivitete financiare, raporton BBC, por është e paqartë nëse kjo ndryshon pozicionin e tij me rregullatorët amerikanë apo rolin e tij në Binance.

Përveç Zhao-s, Trump ka falur themeluesit e platformës së shkëmbimit të kriptomonedhave BitMEX, të cilët përballeshin me akuza për pastrim parash, dhe Ross Ulbricht, themeluesin e Silk Road, një treg i internetit të errët që gjithashtu trafikonte drogë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta