Izraeli bombardon Libanin/ Dy të vdekur dhe 7 të plagosur, Netanyahu thotë se Hezbollahu po riarmatoset
Princi Andrew, i turpëruar nga skandalet që e kanë larguar prej jetës publike britanike, pritet të shpërngulet në Abu Dhabi, ku do të jetojë në një pallat me siguri të nivelit “Fort Knox”, të ofruar nga sundimtari i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan (MBZ).
Sipas tabloidit britanik The Sun, pallati i ri i Andrew-t ka një sipërfaqe prej 16,000 metrash katrorë dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi me banjo, pishinë, palestër, kinema dhe një kuzhinë të madhe me shefa kuzhine të trajnuar në Cordon Bleu.
Shtëpia ndodhet në një kompleks privat me pesë pallate të tjera, të banuara nga anëtarë të familjes mbretërore dhe ministra të qeverisë, dhe është e rrethuar nga një gardh 9 metra i lartë.
Kompleksi ka vetëm dy hyrje me shtresë të dyfishtë sigurie. Roje të emëruara nga qeveria kontrollojnë çdo automjet që afrohet, ndërsa hyrja lejohet vetëm për banorët, mysafirët e tyre dhe stafin me leje zyrtare qeveritare.
Disa nga rezidencat kanë helipadë privatë, ndërsa të tjerat ofrojnë akses direkt në plazhet e Gjirit Arabik. Një aeroport ekzekutiv ndodhet në afërsi, duke i mundësuar Andrew-t — dikur i quajtur “Andy Air Miles” për udhëtimet e tij të shpeshta — të lëvizë lirshëm dhe në fshehtësi.
Ekspertët mbretërorë thonë se Andrew është tashmë i padëshiruar në Mbretërinë e Bashkuar, pas skandaleve që lidhen me marrëdhëniet e tij me financierin e dënuar Jeffrey Epstein dhe padive të mëvonshme.
Historiani mbretëror Andrew Lownie, autor i librit “Ngritja dhe rënia e shtëpisë së Jorkut”, tha se vendimi për t’u zhvendosur në Emirate është strategjik:
Marrëdhënia e ngushtë e Andrew-t me Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, 64 vjeç, daton që prej vitit 2001, kur princi shërbente si i dërguar tregtar i Mbretërisë së Bashkuar.
Në vitin 2011, u zbulua se familja mbretërore britanike kishte marrë dhurata luksoze nga familja sunduese e Emirateve, përfshirë bizhuteri për vajzën e Andrew-t, princeshën Beatrice.
Top Channel