SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun dhe ish-kreun e ARRSH, në hetim dhe tre të tjerë
Një 37-vjeçare nga Rumania është vënë në pranga, pasi dyshohet se përfitoi rreth 33,500 euro duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive.
Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Gjatë periudhës mars-prill, 2019, Aurelia Bratianu, mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar e-maile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.
“Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet e-maileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.
Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua me bashkëpunim të Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar.
Top Channel