“Mbretëria e Bashkuar po përballet me një rrezik të lartë ekonomik”/ Nigel Farage akuza Starmerit: Në dy vite do ketë zgjedhje të parakohshme

03/11/2025 13:43

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, ka paralajmëruar se Britania e Madhe po përballet me një rrezik të madh ekonomik, duke theksuar se qeveria e Sir Keir Starmer do të detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda dy vitesh.

Në një fjalim të mbajtur në Banking Hall të Londrës, Farage u shpreh se kancelarja Rachel Reeves do të përballet shumë shpejt me “gjykimin e tregjeve financiare”, për shkak të planeve të saj për borxhin dhe shpenzimet publike, shkruan The Sun.

Sipas tij, investitorët po humbasin besimin te financat britanike, gjë që do ta detyrojë qeverinë të miratojë një buxhet të rreptë shtrëngues me ulje të shpenzimeve dhe rritje taksash.

“Tregjet po bëhen nervoze. E kemi parë këtë me rendimentet 10 dhe 30-vjeçare të obligacioneve shtetërore. Mendoj se në dy buxhete nga tani, tregjet do ta detyrojnë kancelaren të miratojë një buxhet të vërtetë të kursimeve”, tha Farage.

Ai shtoi se në atë moment, “e majta brenda Partisë Laburiste nuk do ta pranojë këtë qasje”, duke sinjalizuar tensione të mundshme të brendshme në qeverinë e Starmer.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta