SHBA-ja mbështet propozimin afrikan për ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030
Bashkëpunimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk është i mundur për sa kohë që Uashingtoni vazhdon të mbështesë Izraelin, të mbajë baza ushtarake dhe të ndërhyjë në rajonin e Lindjes së Mesme, tha Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Komentet e Khameneit vijnë ndërsa administrata Trump kërkon të rrisë presionin mbi Iranin.
“Amerikanët ndonjëherë thonë se do të donin të bashkëpunonin me Iranin. Bashkëpunimi me Iranin nuk është i mundur për sa kohë që SHBA-të vazhdojnë të mbështesin regjimin e mallkuar zionist të Izraelit, të mbajnë baza ushtarake dhe të ndërhyjnë në rajon”, tha Khamenei, sipas mediave shtetërore.
Trump tha muajin e kaluar se SHBA-të ishin gati të bënin një marrëveshje me Iranin nëse Teherani, nga ana e tij, shprehte dëshirën, duke thënë: “Dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”.
Top Channel