Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe e dënoi me tre vjet burg nga të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë dy vite.

Përpara se të jepej vendimi i fajësisë, gjykata dëgjoi në të njëjtën ditë pretencën e prokurorit Adnan Xholi i cili deklaroi se ish deputeti kishte treguar sekretet shtetëror këto episode dalin në aplikacionin Sky Ecc ku një person me emrin Juri jep informacion se do të vinte policia për aksione dhe kjo kategorizohet nga SPAK si nxjerrje sekreti, ndërsa korrupsioni në zgjedhje përmendet për ngjitjen në listë në Çyrbjas.

Të gjitha gjetjet e prokurorisë u kundërshtuan nga avokati i ish deputetit, i cili përmendi se nuk provohet që përdoruesi i aplikacionit është ish-deputeti dhe për me tepër shtoi mbrojtja nuk provohet lidhja me Altin Hajrin. Klienti im nuk kishte akes në sekretet hetimore këmbënguli avokati Ilir Murati.

Në mungesë u shpall fajtor edhe i kërkuari Altin Hajri dhe u dënua me dy vite burgim. Gjykata dënoi edhe Ahmet Mashën që u gjet fajtor për 2 akuza dhe që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua me 1.8 muaj burgim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta