Urdhëroi publikimin e disa videove ku një grup të burgosurish palestinezë ishin përdhunuar, jep dorëheqjen avokatja e ushtrisë izraelite

01/11/2025 17:22

Gjeneralmajorja Yifat Tomer-Yerushalmi, avokatja më e lartë e ushtrisë izraelite, ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte urdhëruar publikimin e videove që tregonin përdhunimin në grup të një të burgosuri palestinez në burgun Sde Teiman në gusht të vitit të kaluar.

Pamjet tronditëse u publikuan mes reagimeve të ashpra nga e djathta izraelite, pas arrestimit të disa ushtarëve të dyshuar për krimin. Në deklaratën e saj, Tomer-Yerushalmi tha se veproi nën presion politik dhe kërkoi të kundërshtonte “propagandën e rreme” ndaj autoriteteve ushtarake.

Sipas raportit mjekësor viktima pësoi dëmtime të rënda dhe u operua pas sulmit. Nëntë ushtarë u arrestuan, por vetëm pesë mbetën në paraburgim. Ata u paditën për “abuzim të rëndë”, jo për përdhunim.

Një komision i OKB-së paralajmëroi se ulja e akuzave do të çojë në dënime më të buta.
Ministrat e ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich mbrojtën publikisht ushtarët dhe e përshëndetën dorëheqjen e Tomer-Yerushalmi-t, duke e akuzuar për “shpifje ndaj ushtrisë”.

Raporte të tjera tregojnë se në burgun Sde Teiman janë kryer edhe abuzime të tjera ndaj të burgosurve palestinezë, përfshirë dhunë fizike e seksuale dhe trajtim çnjerëzor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta