Shehaj takim me përfaqësuesit e OSBE-së: Marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja, atentat ndaj demokracisë

01/11/2025 13:54

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj njoftoi se sot i ka paraqitur OSBE-së shqetësimin për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore.

Sipas Agron Shehajt, marrëveshja për reformën zgjedhore synon eliminimin e alternativave të reja. Kreu i Mundësia deklaroi se do të luftojë që të ndalojë marrëveshjen Rama-Berisha, të cilën e quajti një atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare.

“Shqetësimin tonë për paktin Rama-Berisha për reformën zgjedhore, për eliminimin e alternativave të reja, ia përcollëm sot z.Rishi Datta, ekspert i zgjedhjeve pranë OSBE-së dhe ekipit të tij.

Partia Mundësia do të luftojë që të ndalojmë këtë atentat ndaj demokracisë dhe drejtësisë shqiptare” – shkruan Agron Shehaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta