Presidenti sirian do të vizitojë Uashingtonin në nëntor, pritet t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS

01/11/2025 20:39

Presidenti i Sirisë, Ahmad al Shara, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara gjatë muajit nëntor, njoftoi i dërguari amerikan Tom Barak.

Ai shpreson që udhëheqësi sirian t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).

Gjatë një konference në Bahrein, Barak konfirmoi se vizita në Uashington do të zhvillohet dhe shtoi se pret që al Shara të bëhet pjesë e aleancës kundër ISIS-it.

Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit sirian në kryeqytetin amerikan, dhe e dyta në SHBA pas pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, në shtator.

Ahmad al Shara mori pushtetin në dhjetor 2024, pas rrëzimit të Bashar al Asadit, dhe u takua për herë të parë me Donald Trump në maj në Riad, ku presidenti amerikan premtoi të lehtësojë disa nga sanksionet ndaj Damaskut.

Aktualisht, Siria nuk është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i krijuar në vitin 2014 për të luftuar ISIS-in, organizatë që kontrollonte rreth një të tretën e territorit të Sirisë dhe Irakut në kulmin e saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta