Pas valës së urrejtjes që shpërtheu hapur këto ditë ndaj turqve në Malin e Zi, me sulme fizike, linçime e shkatërrim prone, autoritetet vendase të sigurisë janë duke shtrënguar tani kontrollin mbi të gjithë të huajt.

Qytetarëve turq do t’u duhen që nga data 30 tetor të pajisen përsëri me viza që të hyjnë në vend. Gjithçka filloi me një përleshje midis disa shtetasve malazezë dhe të huaj, rrethanat e së cilës ende po sqarohen.

Një i ri nga Podgorica u plagos në atë rast, dhe megjithëse shtetasit turq u identifikuan si autorë të konfliktit, policia përfundimisht arrestoi tre azerbajxhanas dhe një turk.

Përveç të huajve, të cilët kishin një thikë me vete, analiza e pamjeve video të incidentit tregon se një nga banorët e Podgoricës kishte edhe diçka në dorë, dhe autoritetet ende po hetojnë se çfarë ndodhi.

Ndërkohë, një turk dhe një azerbajxhanas, të cilët u akuzuan për tentativën e vrasjes së një të riu nga Podgorica, janë liruar për t’u mbrojtur në liri, sepse nuk ka prova se ata e kanë kryer krimin.

Në përgjithësi incidenti çoi në një shpërthim pakënaqësie ndaj turqve, i cili u shndërrua në ksenofobi të hapur dhe gjuhë urrejtjeje.

Për dy netë rresht, policia dëgjoi dhe ndoqi një turmë njerëzish që bërtiste: “Vriteni turkun”, “Turqit jashtë” dhe “Turqit nuk duhet të jenë në këtë qytet”.

Kjo është vërtet ironike për mediat gjermane, të cilat theksojnë se në fakt shumica e shtetasve të huaj të dyshuar që morën pjesë në incidentin me banorët e Podgoricës janë azerbajxhanas.

Opozita malazeze akuzoi Aleksandar Vucic se po përdor influencën e tij në Malin e Zi për t`u hakmarrë ndaj Turqisë për dronët e dërguar Kosovës,  por presidenti serb i hodhi poshtë të tilla pretendime.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta