Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja në Gaza jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se Kina bëri një “gabim” duke vendosur kufizime në eksportet e metaleve të rralla, duke thënë se Pekini kishte tërhequr vëmendjen ndaj njërës prej armëve të saj tregtare.
“Kina e paralajmëroi botën për rrezikun. Ata me të vërtetë bënë një gabim”, tha Bessent në një intervistë me Financial Times.
“Është një gjë të vendosësh një armë në tavolinë, është një tjetër të qëllosh në ajër”, vazhdoi ai.
Pekini njoftoi në fillim të tetorit kontrolle mbi eksportet e teknologjive që lidhen me metalet e rralla, mineralet thelbësore për industrinë e automobilave, elektronikën dhe madje edhe industrinë e mbrojtjes.
Pas bisedimeve midis Presidentit Kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump në Korenë e Jugut të enjten, Pekini ra dakord të pezullojë disa nga kufizimet për të paktën një vit.
Çështja e metaleve të rralla është një pikë kyçe fërkimi midis dy ekonomive më të mëdha në botë dhe një burim i madh përçarjeje në zinxhirët globalë të furnizimit.
Kina ka një monopol pothuajse të plotë në përpunimin e metaleve të rralla dhe është kritikuar për përdorimin e pozicionit të saj për të ushtruar presion mbi partnerët e saj tregtarë.
Por, sipas Bessent, Pekini ka humbur avantazhin e tij.
“Ne kemi marrë masa për të kompensuar situatën. Mendoj se udhëheqja kineze ishte pak e shqetësuar nga reagimi i publikut ndaj kufizimeve”, theksoi ai.
Top Channel