Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja në Gaza jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…
Një gjyqtar federal ka bllokuar një urdhwr ekzekutiv të Donald Trump, duke vendosur që presidenti nuk mund t’u kërkojë votuesve të tregojnë pasaporta ose dokumente të ngjashme për të vërtetuar shtetësinë e tyre para se të hedhin votën.
Janë ngritur padi të shumta që sfidojnë ligjshmërinë e urdhrit ekzekutiv të Trump të 25 marsit, i cili synonte të rishikonte procesin federal të zgjedhjeve. Gjykatat më parë kishin bllokuar përkohësisht zbatimin e tij. Gjyqtarja Colleen Kolar-Kotley e Uashingtonit është e para që lëshon një vendim përfundimtar, duke e rrëzuar urdhrin.
Kolar-Kotli rrëzoi pjesën e urdhrit që kërkon që votuesit të vërtetojnë shtetësinë e tyre për t’u regjistruar për të votuar. Ajo më parë nuk e bllokoi pjesën e urdhrit ekzekutiv që u ndalon shteteve të numërojnë fletët e votimit me postë të hedhura pas Ditës së Zgjedhjeve.
Urdhri u kundërshtua nga Komiteti Kombëtar Demokrat, Unioni i Qytetarëve Hispanikë dhe Fondi i Edukimit të Unionit të Grave Votuese, ndër të tjera.
Urdhri kërkonte që një agjenci federale zgjedhore jopartiake të ndryshonte aplikacionin standard të regjistrimit të votuesve për të kërkuar provë të shtetësisë, siç është një pasaportë. Zyrtarët federalë do të “vlerësonin” shtetësinë e njerëzve që merrnin ndihmë qeveritare përpara se t’u jepnin formularë për t’u regjistruar.
Paditësit argumentuan se këto masa do të dekurajonin ose pengonin individët e kualifikuar të regjistrohen.
Kolar-Kotli vendosi që kjo pjesë e mandatit është e paligjshme sepse Kushtetuta e SHBA-së u jep Shteteve dhe Presidentit fuqinë për të mbikëqyrur zgjedhjet.
Top Channel