Shuhet Fatos Nano, reagon ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize

31/10/2025 16:06

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pasditen e kësaj të premte.

Reaguesve të shumtë nga politika iu bashkua edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e vlerëson Nanon për rolin e tij si udhëheqës dhe vizionar.

“Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta