Pa numrat për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti çon në Kuvend buxhetin e ri para se Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme

31/10/2025 10:16

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2026 edhe pse pak ditë më parë në Parlament, Albin Kurti nuk arriti dot ta formonte kabinetin e ri qeveritar.

Vlera e buxhetit të vitit të ardhshëm do të jetë 4 miliardë euro.

Parashihet pagë e 13-të për sektorin publik, rritje prej 0.5% për secilin vit të punës për punonjësit e sektorit publik, mbështetje për lehona, rritje të pensioneve të pleqërisë nga 120 në 130.

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale, shkon në 500 euro, por rritja bëhet në dy faza.

“Megjithëse jemi qeveri në detyrë, përmes ligjit për qeverinë, Kuvendi ka paraparë që edhe në situata të tilla ku formimi i institucioneve mund të zgjasë më shumë se sa që duhet, shteti vazhdon funksionimin. Konkretisht paragrafi 5 i nenit 31 të ligjit e parasheh që edhe Qeveria që e ka përfunduar mandatin e plotë, sicc është rasti me ne, mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit sikurse si është përcaktuar në paragrafin 2 të po këtij neni”, deklaroi Kurti.

Paga minimale për vitin e ardhshëm do të rritet në mënyrë graduale ka thënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Nga data 1 janar 2026 paga minimale të rritet me 2.5 euro në orë, 425 euro në muaj, e duke filluar nga 1 korrik është faza e dytë që përcaktohet në nivelin 3 euro për orar punë e që do të ishte ekuivalent 500 euro në muaj”, ka thënë Murati.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta