Presidentja e Kosovës nis konsultimet me partitë politike për mandatarin e dytë, mungon Lista Serbe
					 31/10/2025 13:00					
				
				Nis takimi i Presidentes Vjosa Osmanit me partitë politike për mandatarin e dytë.
Në takim mungon Lista Serbe, ndërsa të gjitha partitë tjera po marrin pjesë, raporton për Top Channel gazetarja Leonita Bajrami.
Në takim diskutohet për mandatarin e dytë, marrë parasysh që më 26 tetor, mandatari i parë, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dështoi të zgjidhej kryeministër dhe të formojë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 9 nëntorit.
Osmani ka kohë deri më 5 nëntor që pas konsultimeve të caktojë mandatarin e dytë.
Deri më tani nuk ka shumicë të re parlamentare, sipas deklarimeve publike. Disponimi i përgjithshëm i partive politike është shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Top Channel