Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor
Qeveria e Afrikës së Jugut ka kritikuar vendimin e SHBA-ve për ti dhënë prioritet aplikimeve për azil nga afrikanët e bardhë, duke e cilësuar narrativën e një “gjenocidi të të bardhëve” si të diskredituar dhe pa prova të besueshme.
Autoritetet theksuan një letër të hapur të publikuar nga anëtarë të komunitetit afrikan, ku kjo ide hodhet poshtë, ndërsa disa nënshkrues e quajtën programin “racist”.
Qeveria vuri në dukje se numri i kufizuar i afrikanëve të bardhë që kanë shprehur interes për t’u zhvendosur në SHBA tregon se ata nuk po përndiqen. Të enjten, administrata e presidentit Donald Trump shpalli kufirin më të ulët vjetor të refugjatëve në historinë e vendit, vetëm 7,500 persona, ndërsa shifrat e saktë për afrikanët e bardhë të pranuar nuk janë publikuar.
Statistikat më të fundit të krimit në Afrikën e Jugut nuk tregojnë se të bardhët janë viktima më të shpeshta të dhunës krahasuar me grupet e tjera racore. Ky program i SHBA-ve erdhi pas nënshkrimit nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i ligjit që lejon konfiskimin e tokave pa kompensim në raste të rralla. Shumica e tokave private bujqësore zotërohen nga afrikanët e bardhë, të cilët përbëjnë pak më shumë se 7% të popullsisë.
Top Channel