“Flori i ‘Portokallisë’ vjen natën në seli dhe takon Saliun”, Balla ironizon opozitën: O Belind zgjidhe mo këtë punë, dilni ditën me kandidatin se është turp
Gjykata e Strasburgut konsideron të anshëm mënyrën se si ish gjykata e krimeve të rënda e më tej të gjitha gjykatat në vend i konfiskuan Kastriot Ismailajt gati 1 milion dollarë.
Vendimi i botuar gjatë ditës në fletoren zyrtare e dëmshpërblen Ismailajn, nënën e tij dhe kompaninë shoqërinë ADC LTD me shumën prej 3500 euro secili. Ndërsa lë të hapur mundësinë e rishqyrtimit nga drejtësia vendase, duke ritheksuar se i takon shtetit në fjalë të zgjedhë mjetet që do të përdorë për të përmbushur detyrimin. Një rigjykim apo rihapje e çështjes nëse është e nevojshme , në parim paraqet mënyrën e duhur për të korrigjuar një shkelje të nenit 6, veçanërisht në rastet kur gjykata ka konstatuar se gjykata vendase nuk ka përmbushur kërkesat për pavarësi
“Gjykata thotë se Kastriot Ismailajt i’u shkaktua stres dhe ngërç për të aksesuar drejtësinë”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Si shkelje gjendet prezenca e të njëjtit gjyqtar, i cili ka vendosur konfiskimin edhe në shkallën e parë dhe më pas ka qenë pjesë e trupës në gjykatën e lartë. Çështja e pasurive të Ismailajt u hetua nga Tirana për pastrim parash , por më pas hetimi u ndërpre, por që më pas ish krimet e rënda zbuluan se aktiviteti i pastrimit të parave kishte nisur në 2006 prej themelimit të kompanisë ADC ltd që u vlerësua si subjekt i rremë i themeluar enkas për të mbuluar aktivitetet e paligjshme. Kompania nuk kishte pasur asnjë aktivitet tregtar konkret dhe zero përfitime, sidoqoftë transaksionet financiare nga llogaritë e saj varionin në miliona euro me kompani që operonin nga një parajsë fiskale (Gjibraltari) deklaronte në atë kohë hetimi shqiptar.
Nga ana tjetër ish administrator i kompanisë DIA e ngarkuar për të mbledhur borxhet e CEZ shpërndarje është gjetur fajtor për mashtrim me pasoja të rënda dhe dyshohet se përfitoi gati 5 milionë euro.
Isnmailaj e ka mbaruar dënimin dhe mbasi humbi në kushtetuese për rihapjen e çështjes me këtë hap po bëhet gati ti drejtohet Strasburgut. Në Shqipëri CEZ DIA në aspektin penal është e hapur në gjykatën e posaçme me të pandehur ish presidentin
Top Channel