Refuzoi kujdestarinë e fëmijës pas divorcit, në hetim 37-vjeçarja në Durrës

30/10/2025 12:36
Foto ilustruese

Një 37-vjeçare nga Durrësi është nën hetim, pasi ka refuzuar të zbatojë vendimin e gjykatës për kujdestarinë e fëmijës së mitur pas divorcit.

Sipas autoriteteve, pas përfundimit të procesit të divorcit, gjykata kishte përcaktuar kujdestarinë ligjore për fëmijën e mitur, por ajo nuk ka respektuar vendimin.

“I. K., 37 vjeçe, banuese në Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, pas zgjidhjes së martesës, ka refuzuar kujdestarinë për fëmijën e saj të mitur”, njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta