Mot me kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi për këtë të enjte
					 30/10/2025 06:54					
				
				 
								
			Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s
Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Top Channel