I dënuar me katër vite burg për dhunë në familje, arrestohet 58-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

30/10/2025 09:33

58-vjeçari Frederik Nacaj është vënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai rezulton i dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin: Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta