Një 39-vjeçar është vënë në pranga, pasi goditi policin e rrugores gjatë orarit të punës.

Policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, por i arrestuari e ka goditur me grusht.

“Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta