Aksident në Korçë, mjeti përplas për vdekje këmbësorin Top Channel ka siguruar pamjet e rënda nga momenti i aksidentit tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit Leando Shametaj.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Mikel Marsi, mjeti tip Porsche ka marrë mjetin me të cilin lëvizte viktima, për disa metra, duke i shkaktuar atij plagë të rënda që i sollën vdekjen.
Ndërkohë, rezultoi se shoferi i mjetit ishte i dehur, gjë që e konfirmoi zyrtarisht edhe policia. Kujtojmë se Shametaj punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, ndërsa po kthehej nga puna me motor ku u përfshi në aksidentin që i mori jetën.
Autori u la në burg, ndërsa familjarët e 17 vjeçarit bëjnë thirrje për ashpërsim të ligjit.
Daja i 17-vjeçarit, në një prononcim për TCH është shprehur “Ne kërkojmë nga drejtësia që, vërtetë ai ka marrë atë çka meriton, por në kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj.
Nuk ishte një aksident, por për ne është një vrasje me dashje. Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe të rezultosh i dehur, nuk ka fjalë për ne… Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë gjë. Kërkojmë që të ashpërsohet ligji, nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje me dashje”.

Top Channel