“Gëzo me engjëjt Leandro”/ Ditë zie në gjimnazin “Ali Demi”, nxënësit i japin lamtumirën e fundit 17-vjeçarit që humbi jetën në aksident
Policia ka sekuestruar armën e krimit që ndodhi në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku kuzhinieri vrau me thikë kamerierin.
“Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit. I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta.
Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Sh., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen”, njofton policia.
34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën.
Në foton e siguruar nga Top Channel, shihet momenti kur Filip Shehu u vu në pranga nga policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel