Gruaja me ngjyrë telefonoi për ndihmë policinë, por u vra nga vetë oficeri, ja çfarë vendosi gjykata në Amerikë
Uragani Melissa që përfshiu Xhamajkën të martën, la pas një bilanc tragjik me të vdekur dhe shkatërrime masive.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë dëme katastrofike, përfshirë Aeroportit Ndërkombëtar Sangster në Montego Bay, i cili është mbuluar tërësisht nga uji që vazhdon të derdhet në terminal, duke përmbytur hapësirat ku udhëtarët dikur prisnin fluturimet e tyre.
E quajtur tashmë “Stuhia e Shekullit”, Melissa ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 300 km/h, duke rrënuar ndërtesa, shkulur pemë dhe shkatërruar linja energjie. Autoritetet xhamajkane kanë shpallur gjithë territorin kombëtar “zonë fatkeqësie”, ndërsa shkalla e dëmeve po vlerësohet ende.
Dy aeroportet kryesore ndërkombëtare, Sangster në Montego Bay dhe Norman Manley në Kingston, anë mbyllur përkohësisht deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Sipas raportimeve nga rajoni, disa persona kanë humbur jetën në Karaibe, përfshirë Xhamajkën, Haitin dhe Republikën Dominikane, teksa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat më të goditura.
Top Channel