Skaneri nxjerr zbuluar 2 krehra armësh, policia nis punën për zbardhjen e ngjarjes
29/10/2025 13:40
Gjatë kontrollit me skaner në një kuti, uniformat blu gjetën dy krehra armësh pa municion.
Policia ka nisur punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Gjatë kontrollit me skaner, në PKK Rinas, në një kuti, shërbimet e Policisë gjetën 2 krehra armësh, pa municion. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel