Emri/ Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës
Top Channel ka siguruar relacionin e shumicës parlamentare, ku deputetët e PS argumentojnë se përse Niko Peleshi nuk duhet shkarkuar nga drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë.
Në dokumentin zyrtar që vjen pas kërkesës së deputetëve të PD për shkarkimin e Peleshit, që do të shqyrtohet nesër, mazhoranca thekson se kreu i Kuvendit nuk e ka shkelur rregulloren dhe se kërkesa e PD duhet të shkarkohet.
“Në përfundim të analizës kushtetuese dhe ligjore, të analizës së fakteve dhe provave, si dhe shkeljeve të pretenduara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, arrijmë në konkluzionin se kërkesa nuk plotëson kushtin substancial, me qëllim që shkelja të jetë për shkaqe kushtetuese, sipas nenit 114/1 të Rregullores së Kuvendit.
Nga sa më sipër, arrihet në konkluzion se:
1- Seanca plenare e datës 16 shtator 2025 është thirrur në përputhje me Kushtetutën dhe nuk ka asnjë shkak për të konsideruar pavlefshmërinë e saj. Shkelja e pretenduar nga kërkuesit i referohet vetëm aspektit procedural të Rregullores, i cili nuk prodhon efektet e parashikuara nga neni 78, pika 2, i Kushtetutës.
2- Procedura e ndjekur nga seanca plenare dhe Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk cenon nenin 83 pika 2 të Kushtetutës. Procedura e ndjekur nga Kryetari është zhvilluar brenda kompetencave të parashikuara në Rregullore dhe është në përputhje me autonominë parlamentare të garantuar nga Kushtetuta.
3- Seanca plenare e datës 18.9.2025 dhe procedura e ndjekur për miratimin e programit politik të Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij është në përputhje me neni 97 të Kushtetutës, e cila nuk kërkon zhvillimin e parakusht për vlefshmërinë e procedurës për miratimin e tij. Votimi për programin dhe kabinetin, nëse është bërë në mënyrë të rregullt, është në përputhje me nenin 97. Moszhvillimi i debatit nuk përbën automatikisht shkelje të nenit 97 Kushtetutës. Në praktikën parlamentare (edhe në vende të tjera), debati është pjesë normale e procedurës, por nuk është parakusht absolut për vlefshmërinë e votimit, për sa kohë votimi ndodh me pjesëmarrjen e deputetëve dhe në përputhje me Rregulloren.
Moszhvillimi i debatit për miratimin e programit politik sipas parashikimit të nenit 110 të Rregullores, bazuar në rrethanat si u zhvillua seanca, ishte pasojë e veprimeve të kërkuesve të cilët penguan zhvillim e këtij debati
Kryetari i Kuvendit, zoti Niko Peleshi, nuk ka kryer asnjë shkelje të parashikuar në nenit 76, të Kushtetutës dhe as të Rregullores së Kuvendit, duke kryer çdo funksion në respektim të parashikimeve kushtetuese dhe atyre ligjore. Seancat plenare të datave 16.9.2025 dhe 18.9.2025 janë zhvilluar në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe aktet e miratuara në këto seanca nuk cenojnë asnjë dispozitë kushtetuese dhe as nenet 78, 83, pika 2, dhe 79, të Kushtetutës e pretenduara nga kërkuesit .
Në përfundim :
Anëtarët e mazhorancës në Këshillin për Legjislacionin i propozojnë seancës plenare rrëzimin e kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.
“, thuhet ndër të tjera në raportin e PS.
Top Channel