Papa kërkon paqe: Boll me luftërat me pirgje të vdekurish, lufta s’është kurrë e shenjtë

29/10/2025 13:34

“Lufta nuk është kurrë e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja”: mesazhi i Papa Leonit XIV në përfundim të takimit ndërfetar të Shën Egjidit, ishte i qartë dhe i vendosur: Të gjithë janë të lodhur nga luftërat.

Bota ka etje për paqe: ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, një epokë që i jep fund shtypjes, tregimit të forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë. Mjaft luftërave, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjeve, shkatërrimit dhe mërgimit. Lutja është një forcë e madhe për pajtim. Ata që nuk luten abuzojnë me fenë, duke mbërritur deri tek vrasja. Jo më me thirrje e slogane të përdorura kundër krijesave të Zotit. Ne kemi besim se lutja ndryshon historinë e popujve”, shprehet Papa.

Në ceremoninë e mbajtur brenda Koloseumit së bashku me udhëheqës të besimeve të tjera të krishtera, ATi i shenjtë kujtoi fjalët e paraardhësit te tij, Papa Françeskut.

Ne duhet t’u heqim feve tundimin për t’u bërë instrumente që nxisin nacionalizmin, ndarjen etnike dhe populizmin. T`i japin fund luftërave, kjo është detyrë e të gjithë politikanëve. Zoti do t’i mbajë përgjegjës ata që nuk kanë kërkuar paqe ose kanë nxitur tensione dhe konflikte”, shtoi Papa.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta