Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

29/10/2025 07:51

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga Future Hospitality Summit në Dubai, ku merr pjesë edhe Shqipëria me një pavion të veçantë.

Në postimin e tij, Rama shkruan: “Mirëmëngjes 😊 dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë.”

Në panair janë prezantuar projektet më të reja të zhvillimit turistik në vend, që synojnë të tërheqin investitorë nderkombetar drejt Shqiperisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta