Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin

29/10/2025 12:45

Është prezantuar këtë të mërkurë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.

Prezantimin e tij e ka bërë zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Bajraktari, i cili ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha zëvendëskryeministrja Balluku, do të marrë një detyrë të re.

“Ka qenë drejtor në Portin e Durrësit, Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, është bashkëpunues dhe do të mbështesë secilin në këtë mision. Dua të falënderoj Endrin, i cili do të marrë një detyrë tjetër”, u shpreh Balluku.

Kujtojmë se një ditë më parë Liburn Aliu u emërua drejtori i ri Portit të Durrësit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta