Mposhti sëmundjen e rëndë, avokati Saimir Vishaj poston foton me të shoqen mjeke: Më në fund ja dolëm kundër flamës

29/10/2025 15:41

Avokati i njohur Saimir Vishaj, ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, pas disa muajsh të vështira.

Ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale, ku falënderon bashkëshorten e tij mjeke, e cila i ka qëndruar pranë dhe është kujdesur për të.

“Me ne fund ja dolëm kundër flamës. Faleminderit Silva qe me ndihmove këto 6 muaj, nate e dite pranë meje. Jam me fat qe kam një bashkëshorte doktoreshe e cila mposhti lodhjen se bashku me mjek Italian dhe Amerikan me ringjallën duke me kthyer ne jete”, shkruan avokati.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta