Fredi Beleri flet greqisht në Tiranë/ Nxin Shqipërinë në mbledhjen e Stabilizim Asociimit, kërkon universitet grek, ankohet për lirinë e fesë

29/10/2025 12:41

Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 20-të i komitetit parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian.

Në këtë tryezë ka qenë prezent edhe eurodeputeti tashmë i Greqisë Fredi Beleri, i cili fjalën e tij e parashtroi në greqisht.

Beleri u drejtua me shumë kritika për Shqipërinë, kur tha se ‘duhet një universitet grek’ në Shqipëri, apo kur tha se ‘problem i madh mbetet liria e fesë’.

“Nuk ka një parashikim se 95% janë për anëtarësim dhe duhet bërë më shumë. Një prej të drejtave është ajo për vetëvendosje.

Në vitin 2017 qeveria shqiptare miratoi ligjin për pakicat dhe në vitin 2024 kishim ligje shtesë për çështjen e vetëvendosjes. Por u desh deri më tani që kjo të ndodhë. Nuk ka ndodhur asgjë deri më tani dhe kjo çështje nuk është ngritur për sa i përket arsimimit në të gjitha nivelet në gjuhën amëtare.

Nuk ka ende një universitet grek në Shqipëri. Dhe problemi me nxënësit që kanë mësuar gjuhën grekë nëpër shkolla ku kanë pasur shumë probleme ku problemi më i madh janë tekstet e veçanta që përdorin shohim iredentizëm në këto tekste dhe probleme të papranueshme në kushte të caktuara.

Një problem tjetër është liria e fesë. Shqipëria ka bërë një progres të konsiderueshëm dhe ka një bashkëjetesë harmonike. Mirëpo ka një problem. Pas 70 viteve ka filluar kthimi pronave i institucioneve fetare”, tha Beleri.

Problem për të është dhe reforma territoriale, apo drejtësia.

“Për sa i përket reformës së re territoriale. Ndarja që i është bërë Himarës aty s’ka të bëjë fare me përbërjen demografike religjioze dhe etnike. Të drejtat e njeriut nuk kanë të bëjnë vetëm me pakicat por me të gjithë qytetarët shqiptarë.

Në Shqipëri vetëm 50% e njerëzve e gëzojnë pronën që u takon. Për sa u përket pakicave kjo përqindje është shumë më e ulët. Nuk ka kthim të duhur të pronës. Është e papranueshme që në një vend të BE-s, të mos këtë kthim të pronës.

Ka ndërhyrje nga politika në drejtësi. Kryeministri shkon nëpër bashki dhe cakton drejtorët. Ka ndërhyrje në nivel lokal”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta