Dy sherre mes të miturve në Patos dhe Divjakë, policia nis hetimin, të përfshira grupmoshat 12-16 vjeç

29/10/2025 13:38

Dy sherre mes të miturve kanë ndodhur sot në patos dhe Divjakë, ku të përfshirë janë grupmoshat 12-16 vjeç.

Policia ka referuar rastet për të nisur hetimet rreth të miturve, për shkaqet që çuan deri në konfrontim fizik.

“Një shtetas 13 vjeç, banues në Patos, dyshohet se është konfliktuar fizikisht, me një shtetas 12 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre 16-vjeçarë dhe për një 15-vjeçar, pasi janë konfliktuar me një 14-vjeçar”, thuhet në njoftimin e bluve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta