Djali vret babanë në Durrës/ Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Ta varin si qen, tre ditë më parë varrosëm nënën

29/10/2025 13:08

Durrësi është tronditur ditën e djeshme nga një krim në familje, ku djali vrau babanë e tij.

Vëllai i viktimës e mori lajmin se kush ishte autori i krimit gjatë intervistës direkte me gazetaren e “Shqipëria Live”, Semiljana Azizi.

Ai u shpreh se është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, teksa më pas zbuloi se i vëllai ishte njeri që i ndihmonte të gjithë.

Ndër të tjera, vëllai i viktimës deklaroi se lajmin e vrasjes e ka marrë vesh nga e bija, e cila jeton në Itali.

“Nuk dimë asnjë lloj shqetësimi. Nuk dimë. Ka qenë jashtë djali, ka ardhur, përpara tre ditësh kemi varrosur nënën. I qetë ka qenë, për çdo punë i gatshëm. Vëllai i ka pas bërë të gjitha punët, ka qenë i dhënë, respektonte dhe i ndihmonte njerëzit.

Ai ka qëndruar jashtë prej kohësh, nuk e dimë se çfarë ka bërë andej. Para katër ose pesë muajsh është rikthyer në Shqipëri. Me vëllain fola një ditë përpara kimit. Ishim në tre ditëshin e vdekjes së nënës, ishin në fshatin ku është bërë varrimi dhe hëngrëm drekë, më pas u kthyem. Dhe njoftimin e kam marrë nga vajza që është në Itali, më mori në telefon.

Mos i raftë asnjërit ta provojë. Vëllai nuk më ka shprehur asnjë shqetësim. Për vdekjen e nënës ka qenë shumë i tronditur, në asnjë vdekje nuk ka qenë kështu. Kam thënë si ka mundësi që e lëshoi veten. Me e var si qeni, ai të jetë dënimi i tij, edhe aq e ka pak”, tha vëllai i të ndjerit.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta