Adoleshentet në Australi bien “pre” e rrjetit kriminal online, detyrohen të kryejnë akte dhune

29/10/2025 20:22

Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Australia, ku vajzat po detyrohen nga bandat kriminale të kryejnë akte dhune ndaj vetes dhe të afërmve të tyre.

Sipas policisë vendase, vajzat, kryesisht adoleshente, po detyrohen përmes platformave të lojërave online si psh. “Roblox”, të dëmtojnë veten por edhe familjarët e tyre, apo kafshët shtëpiake.

Lidhur me skemën e rrjetit kriminal online, tre persona janë arrestuar në Australi dhe nëntë të tjerë në të gjithë botën. Autorët e dyshuar kishin synime ekstremiste të dhunshme dhe donin të lëndonin adoleshentë ose të  rinj në fillim të të  20-ave, shkruan BBC.

Ata përzgjidhnin vajzat e mitura jo vetëm platformave të lojërave, por edhe aplikacioneve të mesazheve si Discord dhe Telegram.

“Target-grupi” i tyre ishin vajzat me vetëvlerësim të ulët ose me çrregullime të shëndetit mendor.

Pothuajse 60 shkelës të dyshuar janë identifikuar vetëm në Australi dhe policia po punon për të gjetur të  dyshuarit e tjerë ne shtete të tjera.

Australia si masë paraprake po përgatitet të prezantojë një ndalim të mediave sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, me qëllim minimizimin e dëmit në internet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta