20-vjeçarja indoneziane braktis foshnjën në Shqipëri, nis hetimi për të dhe katër bashkëkombëset

29/10/2025 13:41

Një 20-vjeçare nga Indonezia ka braktisur foshnjën e saj menjëherë pas lindjes.

Pas raportimit të ngjarjes, policia ka nisur hetimet për nënën e foshnjës dhe katër bashkëkombëset e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. W., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin”, njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta