Gjykatësi britanik-shqiptarit: Turp që s’punoni në Shqipëri, por përfshiheni këtu në kriminalitet Në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet dëshmoj ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, i thirrur nga mbrojta e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999. Clark ka marrë autorizimin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar dhe ai do të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes për Hashim Thaçin.
Për procesin 5 vjeçar që po zhvillohet në Hagë, komentoi kryeministri Edi Rama përmes një statusi në platformën X paraditen e kësaj të marte.
“A nuk është tronditëse të mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës qëndronte buzë thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate që është shmangur krejtësisht nga qëllimi për të cilin u themelua, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi kundër një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri dhe sovran i Kosovës nuk lindi nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, por nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!”, theksoi kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër është shprehur kritikues për atë çfarë po ndodh në Hagë me ish kupolën drejtuese të UCK-së.
“Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare, dhe akoma më keq, për turmën digjitale shqipfolëse, tifozë të verbër të të ashtuquajturit patriotizëm budalla, të cilët, edhe pas hekurave të kësaj padrejtësie të pështirë, e shohin dhe e trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke dëshiruar të mos dalë kurrë prej andej; ndërkohë që, kur emrat dhe gjurmët e tyre të jenë harruar prej kohësh dhe ajo gjykatë të mos ketë tjetër veç njollën e turpit historik”, u shpreh Rama.
Emri i Hashimit, thekson kreu i qeverisë shqiptare, do të mbetet përgjithmonë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Top Channel