Uragani Melisa bën “kërdinë” në Xhamajkë/ Raportohet për shtatë të vdekur, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

28/10/2025 10:28

Uragani “Melisa”, e regjistruar si stuhia më e fortë në botë gjatë këtij vit, po shkatërron Karaibet, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha.

Tre persona kanë humbur jetën në Xhamajkë, ndërsa katër viktima të tjera janë raportuar në Haiti dhe Republikën Dominikane.

Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, uragani “Melisa” është një stuhi e kategorisë pesë, fuqia maksimale për një uragan.

Meteorologët amerikanë paralajmërojnë se kjo stuhi do të shkaktojë pasoja katastrofike dhe kërcënuese për banorët vendas.

Gjithashtu autoritetet paralajmërojnë për intensifikim të këtij uragani dhe pritet të arrijë në ishullin e Karaibeve.

Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i “Melisës” po shkakton shira të rrëmbyeshëm të zgjatur në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut.

Qeveria ka marrë disa masa paraprake, duke vënë në dispozicion rreth 881 vend-strehime, të gjitha falas për qytetarët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta