Kuzhinieri i mori jetën kolegut të tij në “Komunën e Parisit”, dalin fotot e viktimës
28/10/2025 18:45
Një incident është shënuar disa orë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa mësohet se ka të plagosur me thikë një kamerier, i cili ka humbur jetën në spital.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Indrit Ismaillari, ndërsa autori është Filip Shehu.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se sherri ka ndodhur dy kuzhinierëve të lokalit.
Top Channel ka arritur të sigurojë gjithashtu dhe fotot e viktimës, të marra nga rrjetet e tij sociale.
Top Channel