Rrëzohet avioni në Kenia, vdesin të gjithë pasagjerët

28/10/2025 12:37

Një aeroplan i vogël që mbante 11 persona u rrëzua në Qarkun Kwale, Kenia, duke vrarë të 11 personat në bord, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA).

Kompania ajrore keniane, Mombasa Air Safari, tha se aeroplani mbante tetë hungarezë, dy gjermanë dhe një anëtar të ekuipazhit nga Kenia.

“Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar… Me keqardhje të thellë njoftojmë se, sipas informacionit fillestar, kishte 10 pasagjerë – 8 hungarezë, 2 gjermanë dhe një anëtar i ekuipazhit – piloti – nga Kenia”, tha linja ajrore në një deklaratë.

Aeroplani 5Y-CCA i Mombasa Air Safari po fluturonte nga Diani për në Kichwa Tembo në Qarkun Narok të Maasai Mara kur u rrëzua rreth orës 5:30 të mëngjesit (ora lokale, 7:30 e mëngjesit GMT).

Sipas një deklarate nga Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit për “X”, agjencitë qeveritare kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta