 Gjykatësi britanik-shqiptarit: Turp që s’punoni në Shqipëri, por përfshiheni këtu në kriminalitet
																		
					
					
					
						Gjykatësi britanik-shqiptarit: Turp që s’punoni në Shqipëri, por përfshiheni këtu në kriminalitet						 
								
			Nga Kuvendi, krah zyrtarëve evropianë në Gjirokastër. Një ditë pas përballjes me akuzat e opozitës dhe heshtjen e mazhorances, Altin Dumani renditi rezultatet 6-vjeçare të Reformës në Drejtësi me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
“Reforma në Drejtësi, e mbështetur edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, e realizuar përmes ndryshimeve thelbësore dhe kushtetuese institucionale. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e pavarësisë së sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik dhe çlirimi i tij nga korrupsioni dhe paaftësia. Në vetëm 6 vite, SPAK ka arritur të zbatojë parimin se asnjë nuk është mbi ligjin. Janë ngritur akuza të rëndësishme ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, të mesëm, gjyqtarë e prokurorë duke treguar që drejtësia është e barazuar me ligjin”, tha ndër të tjera Dumani.
Kreu i SPAK ishte të martën pedagogu i studentëve të Universitetit “Eqerem Çabej”, në Gjirokastër, ku dha një mesazh për gjithë të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë.
Për kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion qëllimi i Reformës në Drejtësi mbetet vetëm një.
Altin Dumani i dha mesazhet për drejtësinë nga Universiteti i Gjirokastrës, ku ishte i ftuar për një projekt të Bashkimit Evropian.
Top Channel