Tronditet Shkodra, punonjësit të Tatimeve i vendosin tritol në makinë. Del foto e Enea Busukjas. Reagon policia

28/10/2025 13:26

Shkodra është tronditur mëngjesin e sotëm nga një atentat me tritol, i cili kishte në objektiv punonjësin e Tatimeve.

38-vjeçari Enea Busukja sapo ka ndezur makinën ka shpërthyer, duke i shkaktuar plagë. Ai ndodhet në spital, teksa policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

13:04-Atentati në Shkodër/ Iu vu tritol në makinë, ja kush është punonjësi i Tatimeve

Një sasi tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

12:38-Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autori

Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Buzukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

12:06-Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari, punonjës i Tatimeve

Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

12:04-EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj, bën me dije korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta