Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytet, ku kuzhinieri i mori jetën me thikë kamarierit.

34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.

Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, ndërsa në dëshminë e parë siç mëson gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, ka thënë se janë zënë për punën.

Në foton e siguruar nga Top Channel, shihet momenti kur Filip Shehu vihet në pranga nga policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta