Forumi global i inovacionit dhe investimeve të qëndrueshme, Rama nga Riadi: Kur isha kryetar bashkie, njerëzit më akuzonin se..

28/10/2025 15:03

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Riad të Arabisë Saudite, ku ishte i ftuar në editonin e nëntë të Future Investment Initiative, një prej forumeve më të rëndësishme globale për inovacionin, teknologjinë dhe investimet e qëndrueshme, që mbledh liderë botërorë e sipërmarrës për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë global.

Rama vlerësoi përmirësimin e Arabisë Saudite duke thënë se sapo mbërriti ‘mund të shihte energjinë ndryshe në këtë vend’.

“Më lini të ndaj me ju përshtypjen e parë nga kjo tryezë. Në fakt nuk jam mësuar ta shoh këtu Giannin, jam mësuar ta shoh në Shtëpinë e Bardhë, duke sjellë kupat e botës, kupat e klubeve dhe këtu vjen me një top, kështu që topa këtu për ne dhe kupa për Shtëpinë e Bardhë. “Perandori” i futbollit është këtu dhe është një prej shenjave mjaft domethënëse për të thënë çfarë po ndodh në këtë vend.

Kush do ta imagjinonte që në këtë vend vetëm 10 vjet më parë të ndodhte ky takim i jashtëzakonshëm dhe që vet Gianni Infantino do të ishte këtu jo vetëm si turist, por dhe si një person që përfaqëson lëvizjen më të madhe njerëzore e që avokaton për 2034 Kupën e Botës së 3034-ës. Duke iu kthyer pyetjes suaj, më duhet të ndaj bindjen time të patundur që ka vende të mrekullueshme që mund të jenë të varfëra, por nuk ka një vend të shëmtuar që është i begatë dhe i pasur. Kësisoj ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis bukurisë dhe begatisë dhe ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis njerëzve dhe hapësirës në të cilën jetojnë. Unë besoj se nëse sot Mbretëria Saudite është një model, kjo lidhet po kështu shumë me vizionin, pjesë e të cilit është bukuria, është transformimi i cili është fizik, është i prekshëm dhe të tregon që gjithçka është e mundur.

Synimi për ta transformuar këtë shkretëtirë në Firenze 2.0 dhe e kam fjalën për Firenzen e Medici, është saktësisht vizoni. Ajo çfarë po përjetojmë sot në këndin tonë të botës, që do të thotë perëndimi, është inercia jo imagjinata, ndërkohë që ajo me të cilën ndeshemi në pjesën e gjirit dhe në shumë pjesë të tjera të botës është imagjinata në vend të inercisë. Sigurisht, imagjinata ushqehet nga novacioni, sigurisht imagjinata ushqehet nga nevoja për të shkuar më lartë, për të bërë kapërcime mjaft të mëdha, por imagjinata po kështu lidhet me bukurinë.

Pas kthimit nga aeroporti mbrëmë pas 6 a 7 vitesh munda ta shihja, e ndjen menjëherë që ka një energji ndryshe në këtë vend. Ka një kuptim ndryshe të hapësirës dhe të bashkëjetesës vetëm duke parë skulpturat e gjelbra në të dyja anët e rrugës. Ndonjëherë nuk është mënyra sesi njerëzit, duke qenë se herë – herë njerëzit më akuzonin kur isha kryetar bashkie dhe fillova të lyej me bojë ndërtesat e qytetit dhe më thoshin që kjo është një fasadë, kjo është kot. Megjithatë ju thashë imagjinojeni, një mëngjes njerëzit dalin nga shtëpia pa u kujdesur se si duket ai ose ajo. Imagjinojeni se çfarë makthi do të ishte nëqoftëse njerëzit nuk do të kujdeseshin për mënyrën sesi dukeshin, sepse është krejt gjë tjetër.

Unë kam bindje të patundur për këtë dhe kam përshtypjen për një kohë të gjatë në pjesën tonë të botës i kemi marrë gjërat shumë të mirëqena, ato që kemi dhe kemi konsumuar të gjitha ato çfarë trashëguam nga ata që menduan për të bukurën dhe tashmë jemi tek inercia e mërzitshme. Ja pse, apo një nga arsyet pse në anketën tuaj ka një ndjesi që jeta ime po ecën mirë, por vendi ynë s’po ecën mirë dhe kryesisht në ato vende që janë parë për një kohë të gjatë si vende ku gjërat kanë shkuar mirë po përballen me mërzinë e inercisë dhe me këtë dëshpërimin që asgjë nuk ndryshon ndërkohë që gjërat që ndryshojnë, ndryshojnë për keq. Ndërkohë që është një histori krejt tjetër në këtë pjesë të botës.

Çdo gjë ndryshon dhe ndryshon për mirë. Kështu unë besoj që ka ardhur koha që ne te jemi më të përulur dhe të mësojmë nga Gianni. Ai është europian, rrethohet nga forcat e vjetra tradicionale, por është tërë kohën me ato që janë forca të reja dhe tregon që ajo çfarë ndodh në Europë mund të ndodh në Katar, mund të ndodhë në Arabinë Sauditë, në Marok dhe mund të ndodhë edhe në vendin më të paditur për futbollin që është SHBA.”, u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta