Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj, bën me dije korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.
I plagosur ka mbetur shtetasi Enea Busukja, i cili sapo ka ndezur mjetin ka shpërthyer.
“Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj.
Top Channel