“Mamaja ime vuan nga ankthi për shkak të akuzave ndaj saj”, dëshmia e vajzës së Brigitte Macron në gjyq: Ngacmohet çdo javë online për gjininë e saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një 41-vjeçar brazilian vrau ish-të dashurën e tij me thikë, në Castelnuovo Del Garda, të Italisë.
Autori i krimit është me origjinë braziliane dhe quhet Douglas Reis Pedroso. Viktima, 33 vjeç, quhej Jessica Strapacciolo Custodio De Lima, gjithashtu me origjinë braziliane.
Pedroso i telefonoi karabinierëve vonë mbrëmë, duke thënë se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje. Pas disa orësh, trupi i gruas u gjet në apartamentin ku jetonte, ndërsa thika e përdorur nga autori i krimit u gjet në makinën e tij.
Në të kaluarën, 33-vjeçarja i kishte telefonuar vazhdimisht karabinierëve për shkak të sjelljes së dhunshme të partnerit të saj, por më pas e kishte tërhequr padinë.
#CastelnuovoDiGarda (Verona) #femminicidio brutale. Uccide la compagna con un “numero infinito” di fendenti. Era riuscito a togliersi il braccialetto elettronico. Era anche accusato di violenza sessuale ai danni della sorella della vittima. La cronaca al #GR1 pic.twitter.com/HwHmigXX8c
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) October 28, 2025
Prillin e kaluar, Douglas Reyes Pedrozo u dorëzua me një urdhër gjykate që e ndalonte të ishte brenda 500 metrave nga shtëpia dhe vendi i punës i ish-partneres së tij, dhe iu urdhërua të mbante një “byzylyk elektronik”. Urdhri ishte pasojë e arrestimit të Pedrozos për sulm të përsëritur ndaj gruas në publik, duke përdorur grushte dhe objekte të mprehta.
Megjithatë, gjatë arrestimit të tij dje, karabinierët përcaktuan se burri nuk e mbante byzylykun specifik, i cili ende nuk është gjetur.
Top Channel