Ky që shihni më lart është punonjësi i Tatimeve në Shkodër, objektiv i atentatit të sotëm me tritol në makinë.

Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari.

Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

Busukja është specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E.B ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta