Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 17:10 në aksin e Lungomares, ku një mjet tip Fiat me drejtues Dukë Muço, 72 vjeç, ka goditur dy këmbësore, Vigjilenca Rapi dhe Nermin Mukaj, të cilat janë rreth 70 vjeç.

Të aksidentuarit u transportuan me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit të mjetit iu krye testi i alkoolit, i cili rezultoi 0.000 mg/l, dhe më pas u shoqërua në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa hetimet në vendngjarje janë ende në zhvillim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta