Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Vlorë, humb jetën 17-vjeçari/ Familjarët të revoltuar: Nuk na japin trupin e djalit

28/10/2025 07:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës , ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Viktima është identifikuar si L. Sh, 17 vjeç.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe e mituri ka ndërruar jetë menjëherë.

Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.

Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit.

Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta